Pak javë më parë, bashkitë e vendit filluan të jepnin me koncesion trotuarët e qyteteve, të cilat janë pronë publike, në shfrytëzim të privatit.
Çudia e rradhës vjen nga bashkia e Rrogozhinës. Sipas të dhënave nga Open Data Albania, këtë herë bashkitë po nxjerrin në ankand gjithçka. Veç lëndës drusore në ankand janë edhe bima e rigonit, dafinës, mersinit apo e rozmarinës në pyjet publike. Shoqëritë e biznesit që do fitojnë ankandin do kenë të drejtë eksluzive për shfrytëzimin e këtyre pasurive.
Por ky nuk është problemi i vetëm, si gjithmonë ankandet janë difektoze në procedura dhe mungesa e rregullimit të njoftimit publik krijon ndjeshëm terren për klientelizëm.
Konkretisht publiku është njohur me këtë ankand përmes buletinit të datës 8 maj, ndërsa ankandi është mbyllur në datën 11. Firma që do të fitojë ka të drejta ekskluzive të shfrytëzojë pyje, frutor dhe bimë medicinale të zonës. E drejta e firmës do të kufizojë çdo të drejtë të individëve të thjeshtë për akses në bimësinë e kësaj zone.