Ndodh në Tiranë, 12 vjeçarja shpërthen në të qara në polici, efektivët i arrestojnë të dashurin

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 20-01-2017 Ndodh në Tiranë, 12 vjeçarja shpërthen në të qara në polici, efektivët i arrestojnë të dashurin Alban Gjana, 22 vjec

Një vajzë 12-vjecare Fjona D. ka shpërthyer në të qara në komisariatin e policisë në Tiranë kur policia nxorri urdhërarrestin dhe i vuri prangat të dashurit të saj 10 vjet më të madh se vajza, 22 vjecarit Alban Gjana, raporton gazeta Panorama.

Historia e trishtë e studentit dhe vajzës nisi disa ditë më parë, kur e ëma e vajzës u paraqit në komisariatin 3, për të denoncuar largimin e vajzës së saj nga shtëpia. Prindërit orientuan policinë se ku mund të ishte larguar cifti ndërkohë që vajza ishte e mitur.

Policia konfirmoi më vonë se vajza dhe djali u gjendën në një hotel në Durrës. Të dy të rinjtë u shoqëruan në polici, ndërkohë që kanë dhënë shpjegime për “arratisjen” nga Tirana. Në prezencë të psikologes, vajza 12 vjecare ka konfirmuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të riun që e pranoi se e kishte të dashur. Menjëherë, oficerët e policisë gjyqsore e kanë shoqëruar tek Instituti I Mjeksisë ku është vërtetuar se vajza kishte kryer marrëdhënie seksuale. E në këtë moment, përderisa vajza ishte e mitur, oficerët e policisë gjyqsore kanë vendosur arrestimin e studentit Alban Gjana, cka në fakt ka shkaktuar jo pak lot te vajza që pretendonte se e kishte të dashur dhe se kishte ikur me dëshirë me djalin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr i përmasave të mëdha në një pallat në Tiranë, humb jetën një person, disa të tjerë rrezikojnë të asfiksohen
“Si e ke emrin në facebook, qenke shumë e mirë”, zanafilla e masakrës së 26 vjeçarit që u arrestua sot pas 4 vitesh arratisje: Mori 3 jetë të pafajshme »
Article Logic
Execution time: 0.010955095291138
array(1) { ["section"]=> string(99) "ndodh-ne-tirane-12-vjecarja-shperthen-ne-te-qara-ne-polici-efektivet-i-arrestojne-te-dashurin-66113" }