Ndodh në Tiranë, i merr 22 milionë lekë të dashurës invalide duke u shtirur se e donte. Gjykata e dënon me burg (HISTORIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 09-03-2017 Ndodh në Tiranë, i merr 22 milionë lekë të dashurës invalide duke u shtirur se e donte. Gjykata e dënon me burg (HISTORIA)

Shfrytëzoi ndjenjat e të dashurës për të arritur mashtrimin, por tani do të vuajë 5 vite burgim.

E tillë është historia e 25-vjecarit Krenar Kotarja, që u shpall fajtor nga gjykata e Tiranës për akuzën e mashtrimit. Gjatë gjykimit të kësaj çështje u provua se i pandehuri duke shfrytezuar lidhjen me të dashuren e tij, që është invalide me kartelë, e bindi atë që të merrte nga shtepia e prindërve një shumë prej 2,2 milionë lekësh të rinj. Për ta bindur të dashurën që të kryente këtë veprim, ai është hequr sikur kishte një hall me të vëllanë.

“Ia kam dhënë këto lekë Krenarit për shkak se ai ka qenë disa ditë i mërzitur dhe me ka thënë se kishte probleme duke më kërkuar me ngulm fillimisht një shumë prej 1.400.000 lekësh duke më thënë se i duheshin për një hall të madh që kishte me vëllanë“, ka thënë e dëmtuara, raporton Top Channel.

Kur vajza i ka kërkuar të dashurit që t‘i kthejë shumën e marrë sipas marrëveshjes, ai i ka thënë se nëse donte të merrte lekët duhej t‘i jepte edhe 90 mijë lekë të reja të tjera, pasi duhej të merrte një kredi të madhe. Në këto kushte e dashura ka pranuar t‘i gjejë 80 mijë lekë të reja të tjera.

Historia e dashurisë u kuptua që ishte një mashtrim, kur i pandehuri filloi t‘i bënte presion verbal dhe ta kërcënonte të dashuren që të mos tregonte. Në këto kushte vajza invalide, ka bërë kallëzimin penal, duke u treguar më pas edhe prindërve për mashtrimin që kishte pësuar.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet dosja e grabitjeve të 7 milionë eurove në rrugën e Rinasit, zbulohen 6 sms-të që dekonspiruan grupin
Krimet e Rënda shpallin vendimin për ‘Bandën e Tritolit’, Julian Sinanaj i shpëton burgimit të përjetshëm »
Article Logic
Execution time: 0.010887145996094
array(1) { ["section"]=> string(124) "ndodh-ne-tirane-i-merr-22-milione-leke-te-dashures-invalide-duke-u-shtirur-se-e-donte-gjykata-e-denon-me-burg-historia-71339" }