Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në qytetin e Tiranës gjatë mbrëmjes së djeshme.
Policia është vënë në ndjekje të një personi i cili udhëtonte me shpejtësi dy herë më shumë se limiti i lejuar dhe me një BMW luksoze. Policia e Shtetit nëpërmjet një postimi thotë se pasi është ndaluar, personi i ka thënë autoriteteve se nuk i ka parë.
Njoftimi i plotë:
Live: Në autostradën Durres-Tirane.
Drejtuesi i BMW-se luksoze me shpejtesi dy here me shume se limiti i lejuar nuk i ndalon Policise por kapet ne Kombinat pas ndjekies nga sherbimet e tjera te Policise, me pretendimin se flisja ne telefon dhe se nuk i pa punonjesit e Policise.
Shpejtesi + celular ne timon + lageshia ne rruge = destinacion??????? , rrezik potencial per veten dhe perdoruesit e rruges.
Drejtues mjetesh: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Jeta eshte e shtrenjte, mbrojeni ate.
Respektoni shenjat e ndalimit nga punonjesit e policise rrugore, pasi mundesia per tju shmangur shkeljes eshte pothuaj zero.
Me shpejtësi skëterrë dhe duke folur në telefon, shoferi i ‘BMW’ luksoze habit policinë: S’ju pashë