Ndodh shoqërimi më i çuditshëm në policinë e Tiranës, garda çon në komisariat gruan që qeshi: Prishi qetësinë e kryeministrit (Dokumenti)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 28-10-2020 Ndodh shoqërimi më i çuditshëm në policinë e Tiranës, garda çon në komisariat gruan që qeshi: Prishi qetësinë e kryeministrit (Dokumenti)

Një 45-vjeçare me inicialet T.B, përfundoi për pak orë në komisariatin numër 1 me urdhër të gardës, pasi e konstatuan duke qeshur me zë të lartë në aktivitetin e Ramës, e për këtë arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetësinë publike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në datë 15 tetor në kryeqytet, në rrugën Fuat Toptani në orën 20:10. Mes personave që kanë dhënë deklaratë nuk është vetëm gruaja që u shoqërua dhe u pyet, por edhe polici i patrullës që shprehet se: Unë nuk kam konstatuar që kjo femër të prishte qetësinë publike.

"Por atë e solli punonjësi i Gardës së Republikës' shpjegon si deklarues që tregon rrethanat e hetimit oficeri D. D. Historia shtjellohet me rrëfimin e vetë gruas që qeshi.

“Isha duke dalë nga puna dhe pashë kryeministrin, ku pasi ai tha diçka që une nuk e dëgjova mirë, qesha me zë të lartë".

Në këto momente policia e shoqëroi për veprimet e para hetimore në komisariatin numër 1.

'Femra në momentin që na i dorëzoi punonjësi i gardës nuk kishte maskë në fytyrë dhe në këto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj", deklaron oficeri i cili fillimisht mësohet të ketë hezituar dhe per t’ju bindur gardës ka kërkuar ta kryejë shoqërimin pak minutësh të gruas që qesh. Polici thotë se ka kërkuar një shërbim në të cilin duhet të merrte pjesë në aksion edhe një oficere femër.

kallzimi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet emri i inxhinierit që ka mbetur i bllokuar në minierën e Dibrës me dy punëtorët, Policia tha se iu gjetën vetëm rrobat...
Kapexhiu sqaron deklaratën e fortë, tregon me çfarë do e ‘vrasë’ Mustafa Nanon »
Article Logic
Execution time: 0.011937856674194
array(1) { ["section"]=> string(140) "ndodh-shoqerimi-me-i-cuditshem-ne-policine-e-tiranes-garda-con-ne-komisariat-gruan-qe-qeshi-prishi-qetesine-e-kryeministrit-dokumenti-225569" }