Ndodh vetëm në SHBA: Grabitësi bie pre e grabitësve, rrihet dhe dhunohet për një televizor (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 19:06 05-06-2020 Ndodh vetëm në SHBA: Grabitësi bie pre e grabitësve, rrihet dhe dhunohet për një televizor (VIDEO)

A quhesh hajdut kur i vjedh një hajduti? Kjo është një nga pyetjet që është bërë shpesh edhe si për lojë fjalësh, marrë spunto nga bëmat e Robin Hudit.

Kthehemi në ditët e sotme. Ajo që po ndodh në SHBA është krejtësisht e papranueshme dhe e shëmtuar. Protestat kundër racizmit, marrë shkas nga vdekja e Xhorxh Flojd, janë transformuar në grabitje ordinere nëpër dyqanet anëembanë vendit.

Ja çfarë ka ndodhur së fundmi në SHBA.

Një person pasi vodhi një dyqan me pajisje teknologjike, u zu menjëherë nga disa plaçkitës tjerë. Siç shihet edhe në video, një person i shëndetshëm pasi e ka vjedhur televizorin ecën krenar dhe i pashqetësuar, por ka të tjerë që e duan gjënë tënde pa u munduar.

Ai nuk mund ta mbronte atë dhe personat që e goditën dhe e rrahën, më në fund ia morën. Mirëpo qesharak është fakti se televizorin si përfundim nuk e mori ai që po godiste djalin e shëndetshëm, por një tjetër që kaloi aty pranë. Epo, "kur zihen dy vetë përfiton një i tretë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096979141235352
array(1) { ["section"]=> string(101) "ndodh-vetem-ne-shba-grabitesi-bie-pre-e-grabitesve-rrihet-dhe-dhunohet-per-nje-televizor-video-209183" }