Ndodhej në Ankara kur ra tërmeti shkatërrimtar, ministrja Denaj tregon përjetimin e kaluar dhe nuk harron ndihmën e qeverisë turke

Publikuar tek: aktualitet, më 09:52 25-01-2020 Ndodhej në Ankara kur ra tërmeti shkatërrimtar, ministrja Denaj tregon përjetimin e kaluar dhe nuk harron ndihmën e qeverisë turke

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrimtar që preku shtetin turk mbrëmjen e djeshme.

Përmes një statusi në 'Facebook', ajo tregon dhe përjetimin e ndjerë, pasi në këto momente tragjike ndodhej për një vizitë zyrtare në Ankara.

Sakaq, Denaj i përcjell me dhimbje homologëve dhe miqve tanë turq ngushëllımet më të sınqerta për viktımat.

Ministrja thekson se nuk mund mund të harrojmë ndihmën e madhe që qeveria turke na dha kur edhe vendi ynë u gjend në të njëjtën fatkeqësi vetëm para dy muajsh.

Kujtojmë që deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 21 dhe të plagosurve janë gjetur 1015 persona nën rrënoja.

Statusi i plotë:

Nga Ankaraja ku ndodhem për një vızıtë zyrtare i përcjell me dhimbje homologëve dhe miqve tanë turq ngushëllımet më të sınqerta për viktımat e shkaktuara nga tërmetı i një natë më parë.
Ju shpreh solidarıtetin e plotë në këto momente të vështıra për popullin vëlla turk dhe qeverinë turke
Ju jemi pranë në këto orë të vështıra në përballimin e kësaj sıtuate të dhimbshme.
Ne nuk mund të harrojmë ndihmën e madhe që populli dhe qeveria turke na dha kur edhe vendi ynë u gjend në të njëjtën fatkeqësi vetëm para dy muajsh. Shpresojmë dhe lutemi që të ketë një bılanc sa më të vogël në vıktima si dhe ju urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.
Jemı pranë jush në këtë tregjedı të cılën populli dhe qeverıa turke do të dıjë ta përballojë me kurajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019629955291748
array(1) { ["section"]=> string(136) "ndodhej-ne-ankara-kur-ra-termeti-shkaterrimtar-ministrja-denaj-tregon-perjetimin-e-kaluar-dhe-nuk-harron-ndihmen-e-qeverise-turke-193084" }