Ditën e djeshme, në lagjen "Kastriot", efektivët e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë të tipit "Man" me targa "AA 814 AS".
Gjatë ndjekjes, drejtuesi braktisi mjetin dhe u largua.
Por nga kqyrja e kamionit rezultoi se brenda tij ndodhej një karelë dhe një mjet lundrues "gomone" rreth 7 metra me një motorr 350 Kv.
Policia bën me dije se nga hetimet paraprake dhe puna e bërë, rezulton se automjeti kamion dhe mjeti lundrues, dyshohen të jenë trafikuar.
Policia po punon për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, shtetasit Z.K i cili braktisi kamionin.