Cilësia e ajrit, por edhe shifrat e larta të ditëve të fundit nga Covid-19 kanë detyruar autoritetet italiane për të shtrënguar masat.
Duke nisur nga e marta e 19 janarit, askush në Milano nuk do të mund të konsumojë cigare në parqe, stacione tramvaji dhe stadiume, kur ato të hapen, nëse nuk ka një distancë të sigurt prej dhjetë metrash nga njerëzit e tjerë.
Nga nesër brigada në detyrë do të marrë shënimin e ndalimit të ri, por pa masën e sanksionimit të shkelësve.
Me pak fjalë, do të jetë më shumë një paralajmërim sesa një ndalim dhe do të jetë një fushatë për të nxitur milanezët të harrojnë cigaren, të paktën në vendet e konsideruara më të ndjeshme.
Në realitet, vendimi i miratuar nëntorin e kaluar me rregulloren komunale për cilësinë e ajrit duhet të kishte hyrë në fuqi më 1 janar. Pastaj, për arsye administrative-burokratike, fillimi i ndalimit u shty për 19 janar.