Ndriçim Xhepa rrëfen momentet e fundit të Xhevdet Ferrit: Sa e mora lajmin shkova e pashë mbrëmë në spital, ishte në gjendje shumë të rëndë

Publikuar tek: kulture-art, më 19:53 16-01-2020 Ndriçim Xhepa rrëfen momentet e fundit të Xhevdet Ferrit: Sa e mora lajmin shkova e pashë mbrëmë në spital, ishte në gjendje shumë të rëndë Aktori Ndriçim Xhepa

“Mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë”, kështu shprehet aktori Ndriçim Xhepa, teksa rrëfen mes dhimbjes momentet e fundit të Xhevdet Ferrit.

Ai thotë se shkoi për ta parë mbrëmë në spital mikun e tij, ku po qëndronte prej një jave pasi u diagnostikua me kancer. “Mendoj se bëra mirë që shkova për ta parë. Nuk e di sepse ishte në gjendje shumë të rëndë”, tregon aktori Xhepa.

“Mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë. Duke përjashtuar familjarët. Unë sa e mora lajmin që ishte shtruar në spital, kam shkuar aty. Bënë një lloj tolerance ata mjekët. Ndoshta bëra mirë, që shkova për ta parë. Nuk e di….sepse ishte në gjendje shumë të rëndë. Ishte me frymëmarrje me aparat. Kam komunikuar pastak me të shoqen, nëse mund të bëhej ndonjë përpjekje. Por fundi ishte shumë i shpejtë, në 24 orë. Shumë e dhimbshme sepse ishim shumë miq bashkë, ne përkojmë edhe si kohë, si moshë kemi filluar në të njëjtën moshë bashkë. Kontributi më i madh i Xhodës ishte në një mori filmash që ka në kinematografi. Ishim bashkë te “Dasma e Sakos” te “Delegacioni”. Ishte vërtet një djalë i zgjuar, me shumë bagazh, një aktor me shumë shije”, tha aktori Xhepa në një lidhje telefonike për News24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069851875305176
array(1) { ["section"]=> string(144) "ndricim-xhepa-rrefen-momentet-e-fundit-te-xhevdet-ferrit-sa-e-mora-lajmin-shkova-e-pashe-mbreme-ne-spital-ishte-ne-gjendje-shume-te-rende-192286" }