Ndryshim i papritur i kushteve atmosferike, java tjetër sjellë borën në vendin tonë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:58 20-10-2017 Ndryshim i papritur i kushteve atmosferike, java tjetër sjellë borën në vendin tonë

Mesa duket java e fundit e muajit tetor do të sjellë dimrin e vërtetë në Shqipëri për këtë vit.

Shërbimi meterologjik meteoalb, thotë se duke filluar nga java e ardhshme, vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore.

Meteoalb thotë se vranësirat do të përfshijnë vendin që nga dita e dielë.

Ndërkohë në zonat e thella veriore dhe verilindore do të ketë edhe reshje dëbore. Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13 - 17°C zonat malore; 18 – 21°C zonat e ulëta dhe 19 – 20°C bregdeti.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet sa miliardë lekë do shpërndajë qeveria për ish të përndjekurit në 2018, kush do të përfitojë
Ambasada Amerikane ka një lajmërim të rëndësishëm: Jeni të gatshëm të takoni njerëz nga bota, apliko tani »
Article Logic
Execution time: 0.013519048690796
array(1) { ["section"]=> string(88) "ndryshim-i-papritur-i-kushteve-atmosferike-java-tjeter-sjelle-boren-ne-vendin-tone-96626" }