Ndryshim në politikën e jashtme? Donald Trump zgjedh liderët e këtyre 8 shteteve për të telefonuar, shqetësim në Britani

Publikuar tek: bota, më 17:41 10-11-2016 Ndryshim në politikën e jashtme? Donald Trump zgjedh liderët e këtyre 8 shteteve për të telefonuar, shqetësim në Britani

Zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së është shoqëruar me dyshimet nëse politika e jashmte amerikane do të ketë ndryshime të mëdha.

Vetëm dy ditë si president, Trump ka zhvilluar biseda telefonike me tetë kryetarë shtetesh ku interesat e SHBA-së janë të mëdha, çka tregon për vazhdimësi të linjës së ndjekur në politikën e jashtme dhe jo e kundërta siç pretendohet nga shumë vetë.

Liderët e Meksikës, Izraelit, Japonisë, Koresë së Jugut, Indisë, Australisë, Turqisë, Egjiptit dhe Irlandës janë të parët që kanë marrë një telefonatë nga presidenti i zgjedhur Trump.

Megjithatë, telefonata ende e munguar në Londër ka shkaktuar shqetësim te britanikët, të cilët mbeten në pritje që aleati më i madh t’i bjerë ziles së telefonit.

Donald Trump ka lanë në pritje gjithashtu Kanadanë, që është fqinji më i rëndësishëm i Uashingtonit dhe Gjermaninë, shtetin kryesor në Europë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18343091011047
array(1) { ["section"]=> string(124) "ndryshim-ne-politiken-e-jashtme-donald-trump-zgjedh-lideret-e-ketyre-8-shteteve-per-te-telefonuar-shqetesim-ne-britani-59113" }