Ndryshime në aeroportin “Nënë Tereza”: Një Duty-Free si në aeroportet më të mëdha të botës!

Publikuar tek: aktualitet, më 19:57 22-08-2019 Ndryshime në aeroportin “Nënë Tereza”: Një Duty-Free si në aeroportet më të mëdha të botës! Aeroporti 'Nene Tereza'

Pasagjerët e aeroportit "Nënë Tereza" shumë shpejt do të kenë një arsye të  fortë  për të  mos e ndjerë pritjen e fluturimit në  zonën tranzit, falë shërbimeve të  reja në  standartin e aeroporteve më  të  mira ndërkombëtare.

Duke nisur nga muaji Nëntor 2019 e gjithë hapësira e “Duty Free” do të kalojë në menaxhimin e kompanisë amerikane, International Cruise Duty Free ( ICDF), e cila ka fituar tenderin ndërkombëtar të organizuar nga TIA Aeroport dhe ka nënshkruar kontratë  për 5 vitet e ardhshme. 

Eksperienca prej disa dekadash në industrinë “Duty Free” dhe lidhja e drejpërdrejtë e ICDF-së me shumë prej markave më të njohura në botë, do të garantojë jo vetëm një shumëllojshmëri më të madhe produktesh, por edhe një cilësi më të lartë në shërbime, të njëjtë me standartet e zbatuara në aeroportet më të mëdha në botë.  E themeluar në  Miami, Florida dhe me shërbime në SHBA, Amerikën Latine dhe Karaibe, ICDF ka siguruar kontratë ekskluziviteti me aeroportin e TIA-s për shitjen   e brand-eve më të njohura ndërkombëtare të parfumeve, duhanit dhe pijeve alkolike në zonën tranzit të këtij aeroporti.

Si një kompani që ka dëshmuar një sukses global, prania e saj në të vetmin aeroport shqiptar dhe vizioni i ri i ICDF-së në menaxhim, do të ketë një ndikim pozitiv në përshtypjen e fundit për vendin tonë të qindra-mijëra turistëve që vizitojnë çdo vit Shqipërinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025033235549927
array(1) { ["section"]=> string(94) "ndryshime-ne-aeroportin-nene-tereza-nje-duty-free-si-ne-aeroportet-me-te-medha-te-botes-176049" }