Ndryshime në Kodin Rrugor, zbardhen propozimet: Rritje GJOBASH dhe pezullime patentash

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 27-02-2020 Ndryshime në Kodin Rrugor, zbardhen propozimet: Rritje GJOBASH dhe pezullime patentash Veliu

Sot në konferencën e nivelit të lartë “Siguria Rrugore 2020” drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka bërë publike propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor që synojnë të rrisin sigurinë në rrugë.

Veliu ka propozuar që në kodin e ri rrugor të rriten gjobat kundër përdorimit të telefonave të cilët shkaktojnë shpërqendrim.

Ndryshimet e reja në kodin rrugor janë:

Sjellja agresive në rrugë do të gjobitet 10-20 mijë lekë dhe heqja e 5 pikëve.

Aksidenti nën efektin e alkoolit me masën mbi 1.5 g/l do t'u hiqet patenta

Drejtimi i mjetit me telefon në dorë do të jetë 5 mijë lekë gjoba

Drejtimi i mjetit duke shkruar mesazh, 15 mijë lekë gjobë

Drejtimi i mjetit duke folur në telefon, 10 mijë lekë gjobë

Drejtimi nën efektin e alkoolit, gjoba nga 5 mijë bëhet 15 mijë lekë

Shkelja e përparësisë kur përsëritet hiqen 5 pikë nga patenta

Mos përdorimi i kaskës mbrojtëse në motor, gjobë 1-3 mijë lekë

Shkelja e përparësisë për herë të dytë, pezullim patente 6-12 muaj

Përparësia, gjoba ishte 1-3 mijë lekë dhe bëhet 5-8 mijë lekë

Parakalim i gabuar, gjoba ishte 1-3 mijë lekë, shkon në 5-10 mijë lekë

87506417_200673841170559_2419058639194030080_n.jpg

87860543_478524453027832_1606731356874735616_n.jpg

88012501_519885515576649_8190664051227885568_n.jpg

88097629_612978229555296_5000330286123188224_n.jpg

1-13-640x453.jpg

9-640x453.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072078704833984
array(1) { ["section"]=> string(91) "ndryshime-ne-kodin-rrugor-zbardhen-propozimet-rritje-gjobash-dhe-pezullime-patentash-196625" }