Ndryshime në ligjin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare, ministria e Brendshme sqaron kushtet dhe kufizimet

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 06-08-2019 Ndryshime në ligjin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare, ministria e Brendshme sqaron kushtet dhe kufizimet

Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka paralajmëruar ndryshime në ligjin për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Ministria e Brendshme, Voda theksoi se tashmë do të ketë pasaporta shqiptare për ata që në tre breza faktojnë lidhje me një familjar me shtetësi shqiptare.

Zv.ministrja shpjegoi se pasaporta shqiptare nuk do të jepet për shkak të etnisë por nga lidhjet etnike.  Ajo sqaroi më tej se se pasaportë shqiptare do të ketë edhe për investitorët që kanë interes kombëtar, por duke rritur kontrollin në bashkëpunim me institucionet e tjera për të refuzuar ata që pastrojnë paratë ose kanë probleme me ligjin. 

"Duke parë të gjitha problematikat ne menduam që të krijonim një ligj të ri, që i përket legjislacionit të brendshëm të vendit. Ka disi risi. Kemi futur si një nga mënyrat e përfitimit atë përmes shtetësisë. Me origjinë lidhet edhe lidhja mes personit te lindur dhe personit që kërkon të fitojë shtetësinë. Të gjithë ata të huaj që jetojnë jashtë por arrijnë të provojnë se kanë lidhje deri në shkallë të tretë me një person me shtetësi shqiptare do mund ta përfitojnë edhe ata. Fëmijët e gjetur në territorin e Shqipërisë do përfitojnë shtetësinë shqiptare. Këtë e kemi bërë për angazhimin që ka bërë qeveria shqiptare. Ne dimë raste të shumë sakrifice që jetojnë në Greqi dhe fëmijë të hasin pengesë për t'u regjistruar në gjendjen civile. Çdo fëmijë i lindur nga prindër shqiptarë do mund të marrë shtetësinë shqiptare. Ka një procedurë lehtësuese në ligj. Kemi lehtësira edhe në rastet kur shtetas shqiptarë duan të rifitojnë shtetësinë shqiptare. Garantohet shtetësia shqiptare edhe kur ke shtetësia të tjera. Kemi futur edhe rastin kur shtetasi heq dorë vullnetarisht por edhe kur i hiqet edhe pa kërkesë. Këto raste janë kur vërtetohet kur personi është pjesë e grupeve kriminale ose terroriste. Në këtë rast kjo bëhet me kërkesë të ministrit të brendshëm", tha Voda.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080468654632568
array(1) { ["section"]=> string(115) "ndryshime-ne-ligjin-per-dhenien-e-nenshtetesise-shqiptare-ministria-e-brendshme-sqaron-kushtet-dhe-kufizimet-174489" }