NDRYSHIME në POLICINË KRIMINALE: Ikën DREJTORI, ja kush emërohet në vend të tij

Publikuar tek: aktualitet, më 14:21 19-03-2018 NDRYSHIME në POLICINË KRIMINALE: Ikën DREJTORI, ja kush emërohet në vend të tij Idaet Feskaj dhe pasuesi i tij Eduart Merkaj

Ndryshime në Departamentin e Policisë Kriminale.

Mësohet se drejtori Idajet Feskaj ka lënë detyrën dhe në vend të tij është emëruar Eduart Merkaj, ish-drejtor i SHÇBA. Ende nuk bëhen me dije zyrtarisht arsyet e kësaj lëvizjeje por ky ndryshim vjen në kohën e shumë zhvillimeve në vend që lidhen me luftën ndaj krimit e korrupsionit.

MË SHUMË PËR EDUART MERKAJN, drejtorin e ri të Departamentit të Policisë Kriminale:

Eduart Merkaj u lind më datë 22 Maj 1977 në qytetin e Lushnjes. 

Është i martuar me Terezën dhe ka dy vajza: Dean dhe Greisin.

Është diplomuar në Shkollën e Lartë Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Fakulteti Filologjik,dega Gjuhë-Letërsi (DND) vitet 1995-1999. Titulluar Oficer në SHISH viti 2000. Titulluar Specialist i Lartë Policie (DND) viti 2005 në Akademinë e Policisë . Aktualisht i diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë.

Gjuhët e huaja Anglisht-Me dëshmi (TOEIC) Italisht- Me dëshmi.

Trajnime të ndryshme (me çertifikatë) në fushën e sigurisë dhe atë menaxhuese,zhvilluar në Akademinë Ndërkombëtare të Agjensive Ligjzbatuese Europiane dhe USA.

Çertifkuar si Tranjer Trajnues,pranë Këshillit të Europës,Strasburg,për fushën e Antikorrupsionit dhe Pastrimit të Parave.

Çertifikuar në Akademinë Ndërkombëtare Antikorrupsion në Laxenbourg, Austri.

Ka një eksperiencë pune në strukturat e Agjensive Ligjzbatuese , Kontrollit të Brendshëm , Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë , ku ka mbajtur disa funksione :Oficer SHISH (2000-2003), Oficer në SHKB (2003-2006).O.P.GJ pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (2006-2010) . Specialist në sektorin Antikorrupsion,Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (2010-2013).Shef Sektori të Forcës së Posaçme,në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale,në DPSH(2013-2015). Si edhe Shef Sektori për Hetmin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit viti (2016 ). Nga 2017-Deri tani ishte drejtor i SHÇBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria e Shëndetësisë shpall datat e konkurseve për infermierët (LISTA E PLOTË)
Arrestohet në TIRANË trafikanti i kërkuar për trafik droge, ishte dënuar me 10 vite burg (EMRI- VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012402057647705
array(1) { ["section"]=> string(84) "ndryshime-ne-policine-kriminale-iken-drejtori-ja-kush-emerohet-ne-vend-te-tij-113784" }