Ndryshime në shtator? Në Dogana përflitet drejtor i ri miku i Fatos Nanos

Publikuar tek: aktualitet, më 18:25 25-08-2016 Ndryshime në shtator? Në Dogana përflitet drejtor i ri miku i Fatos Nanos Petrit Rama dhe Pranvera Fagu

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mund të ketë në muajn shtator një drejtues të ri. Burime për Newsbomb.al nga ky institucion kanë bërë të ditur se muajn e ardhshëm pritet që Pranvera Fagu të mos jetë në krye të këtij institucioni.

Të njejtat burime bëjnë të ditur për Newsbomb, se në këtë institucion pritet të emërohet drejtor i përgjithshëm, Petrit Rama, i cili aktualisht mban postin e drejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë.

Petrit Rama njihet si mik i afërt i ish-kryeministrit socialist, Fatos Nanos.

Pranvera Fagu mori detyrën më 7 korrik të 2015, duke zëvendësuar Irena Beqirajn, që ishte e komanduar në atë post pas dorëheqjes së Spiropalit. Në rast se Petrit Rama do të emërohet drejtor i Doganave në shtator, ai do të jetë personi i katërt brenda një mandati qeverisës, pas Elisa Spiropalit, Irena Beqirajt dhe drejtoreshës aktuale Pranvera Fagu, që do drejtojë një prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031225919723511
array(1) { ["section"]=> string(78) "ndryshime-ne-shtator-ne-dogana-perflitet-drejtor-i-ri-miku-i-fatos-nanos-50858" }