Ndryshime të mëdha te “The Voice”, largohet Ledion Liço?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:10 05-09-2016 Ndryshime të mëdha te “The Voice”, largohet Ledion Liço?

Së fundmi, Top Channel ka bërë shumë ndryshime në programacionin e sezonit të ri. Disa prej emisioneve më të ndjekur, përveç përmbajtjes kanë ndryshuar edhe stafin e tyre. Theksojmë se brenda stafit të Top Channel po ndodhin lëvizje të mëdha!

Kjo valë ndryshimesh sapo ka prekur edhe “The Voice”, një tjetër produksion i suksesshëm i këtij televizioni. Por çfarë janë këto ndryshime?!

Në spotin e “The Voice” shfaqet një karrige bosh, që simbolizon ndryshimin e trajnerëve për këtë sezon. Disa zëra nga Top Channel  kanë thënë  për Blitz.al se në karrigen bosh mund të ulet Eneda Tarifa, si trajnerja e re në këtë emision. Gjithashtu, thuhet që ndryshimet mund të jenë aq të mëdha sa madje mund të prekin edhe prezantuesin Ledion Liço.

Top Channel po surprizon çdo ditë teleshikuesit me shumë ndryshime dhe surpriza. Nuk ngelet gjë tjetër veç se të presim në qoftë se karrigia e “The Voice” do të jetë e Enedës për këtë sezon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034398078918457
array(1) { ["section"]=> string(58) "ndryshime-te-medha-te-the-voice-largohet-ledion-lico-51961" }