Ndryshimet e paketës fiskale 2019, nis fushata informuese për tatimpaguesit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 16-01-2019 Ndryshimet e paketës fiskale 2019, nis fushata informuese për tatimpaguesit

Drejtoritë Rajonale Tatimore kanë nisur një fushatë intensive informimi me tatimpaguesit dhe publikun për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor, me hyrjen në fuqi të Paketës Fiskale 2019.

Në të gjitha Zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesit në 

14 DRT-të janë shpërndarë sete broshurash, që përmbajnë informacion të detajuar për personat juridikë, personat fizikë, fermerët, ambulantët dhe individët dhe ndryshimet përkatëse ligjore që prekin këto kategori.

Këto ndryshime janë afishuar edhe në ekranet e Zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesit, ndërsa nuk mungon ofrimi i asistencë edhe në sportele për tatimpaguesit apo individët e interesuar.

Duke filluar nga muaji shkurt, punonjësit e specializuar të Zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve, do të bëjnë edhe informimin e tatimpaguesve në vendet e ushtrimit të aktiviteteve të tyre ekonomike.

Administrata Tatimore përmes kësaj fushate, synon jo vetëm informimin, por edhe edhe rritjen e nivelit të përmbushjes, deklarimit, si dhe pagesën në mënyrë korrekte të detyrimeve tatimore.

50088481_2254454741460530_8683376699355693056_n.jpg

49342195_2254454784793859_3553534367366119424_n.jpg

50217948_2254454824793855_3448960473578340352_n.jpg

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MUÇ NANO provokon sërish: Doja të shihja një grua me megafon te KULLA E SAHATIT e që thoshte sa shumë dëshiron burrat…Këta janë NGORDHALAQ në shtrat (SHOW I GAZETARIT PER SEKSIN)
Tensionohet situata te 'Ekonomiku', studentët bllokojnë derën dhe nxjerrin jashtë administratën »
Article Logic
Execution time: 0.013801097869873
array(1) { ["section"]=> string(81) "ndryshimet-e-paketes-fiskale-2019-nis-fushata-informuese-per-tatimpaguesit-149008" }