Ndryshimet Kushtetuese/ Partia Konservatore Europiane Ramës: Dënojmë thyerjen e marrëveshjes së 5 qershorit

Publikuar tek: politike, më 14:44 01-08-2020 Ndryshimet Kushtetuese/ Partia Konservatore Europiane Ramës: Dënojmë thyerjen e marrëveshjes së 5 qershorit

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese që u votuan në Kuvend me 106 pro, ndryshime që konsistojnë në hapjen e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë dhe formulë të re koalicionesh.

Në deklaratën e saj, Partia e Koservatorëve Europianë dënon me forcë thyerjen e marrëveshjes së 5 qershorit nga kryeministri Rama, dhe shprehet e shqetësuar për ndryshimet e rregullave të lojës pak para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ajo thotë se këto lëvizje dhe ndryshime të qëllimshme, janë në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë.

Partia Deklarata e plotë e Partisë së Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR:

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë. Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë.

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë-ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, e cila është në kundërshtim të rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me standartet dhe normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë – ECR i bën thirrje partisë qeverisëse në Shqipërisë ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kodifikimit të saj të miratuar në mënyrë konsensuale, që është tani ligj.

deklarata.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065310001373291
array(1) { ["section"]=> string(112) "ndryshimet-kushtetuese-partia-konservatore-europiane-rames-denojme-thyerjen-e-marreveshjes-se-5-qershorit-215729" }