Mazhoranca nuk pyet as për ndërkombëtarët, as për Metën! Miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Publikuar tek: politike, më 13:35 29-10-2020 Mazhoranca nuk pyet as për ndërkombëtarët, as për Metën! Miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Në seancën e Kuvendit, siç ishte parashikuar është votuar edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca. Në Kuvend kanë votuar 96 deputetë për rrëzimin e dekretit të Metës.

Parlamenti nuk ka pritur Komisionit të Venecias, të cilës presidenti Meta i kërkoi një opinion për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kujtojmë se ndërkombëtarët, mes tyre edhe Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi i kërkoi kryeministrit Rama që të presë opinionin e Komisionit të Venecias, përpara se të miratonte ndryshimet.

Por, siç iu përgjigj edhe më herët, Rama i tha se nuk kanë kohë për të humbur me vonesat që sjell presidenti, pasi institucionet duhet të fillojnë menjëherë me përgatitjen e zgjedhjeve.

Tashmë me rrëzimin e dekretit, mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. Kodi Zgjedhor hyn automatikisht në fuqi pa ndryshimet që pretendonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas artistit, Jozefina TOPALLI merr mbështetjen nga Adrian Ndreca: Në nji klimë politike me ‘bura’ dhe femna të përçuduna, angazhimi i saj asht pozitiv (DEKLARATA)
Hapen themelet për shkollën e re ‘Sami Frashëri’, Veliaj inspekton kantierin së bashku me nxënësit dhe përfaqësuesit e bordit të prindërve »
Article Logic
Execution time: 0.012346982955933
array(1) { ["section"]=> string(78) "ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor-kuvendi-rrezon-dekretin-e-presidentit-meta-225639" }