Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Opozita parlamentare: Pragu elektoral të jetë 1%, kandidatët renditen me rend shifror

Publikuar tek: politike, më 13:18 24-09-2020 Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Opozita parlamentare: Pragu elektoral të jetë 1%, kandidatët renditen me rend shifror Myslim Murrizi

Opozita parlamentare propozon që pragu elektoral të jetë 1%, jo 3% siç propozon mazhoranca në draftin e saj.

Drafti i ri është firmosur nga 8 deputetë të opozitës së re, Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Halit Valteri, Arlind Çaçani, Ralf Gjoni, Arben Elezi, Alban Zeneli. Gjithashtu, në draftin e opozitës parlamentare thuhet se emrat në listën shumemërore të Partisë do të renditen në rend numëror, jo alfabetik.

Një tjetër pikë se partia nuk mund të ndryshojë listën e kandidatëve pasi ajo regjistrohet.

Drafti i opozitës parlamentare është dorëzuar në Kuvend dhe tashmë do të shqyrtohet nga grupi i punës bashkë me draftin e PS. Tre anëtarët e këtij grupi pune, deputetët Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita u njohën me propozimet e mbërritura në Kuvend, konkretisht ai i Partisë Socialiste dhe disa amendamente të artikuluara nga Grupi Demokrat.

Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i ka lënë afat këtij grupi pune datën 30 Shtator për të përmbyllur draftin.

Vijon...

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010178089141846
array(1) { ["section"]=> string(118) "ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor-opozita-parlamentare-pragu-elektoral-te-jete-1-kandidatet-renditen-me-rend-shifror-221486" }