Ndryshimet në ligjin për pasojat e komunizmit, Murrizi me tone të larta: Të gjithë duhet të dinë historinë, se çfarë klounesh kanë qenë në këtë Kuvend

Publikuar tek: politike, më 10:43 22-10-2020 Ndryshimet në ligjin për pasojat e komunizmit, Murrizi me tone të larta: Të gjithë duhet të dinë historinë, se çfarë klounesh kanë qenë në këtë Kuvend

Kuvendi pritet të miratojë sot kufizimin e veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) duke i ndaluar hulumtimin e periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare, deputeti Mysilm Murrizin është shprehur kundër dhe ka folur me tone të forta në seancën planare në lidhje me këtë.

Ai është shprehur se duhet të ngrihet një grup studjuesish dhe të studjojnë luftën përgjatë këtyre viteve dhe të gjithë shqiptarët të dinë historinë e vërtetët të luftës.

Ndër të tjera ai është shprehur se të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të dinë që kush i ka qeverisuar duke i quajtur klloune’ disa deputetë që kanë qenë në Kuvend.

“Nuk ka hipokrizi më të madhe kur ky vend në post komuznizëm, komunistët kanë lulëzuar në pseo opozitar dhe nga një kamp në kampin tjetër. Burrat dhe e gratë të ndaheshin nga e kaluara e këtij komunisti. S’ka hipokrizi më të madhe, që dy rezoluta ’96 dhe 2006, të dënojë krimet e komunizmit, dhe komunistët e kësaj salle nuk kanë guxuar.

Sollëm një ligj, që të ndalohej dërdëllisja dhe ardhja këtu e komunistëve. është rrëzuar e më parë, sepse spiunët e komunizmit kanë karamelen në fyt, dhe mbajnë njëri-tjetrin si peshore. Sa herë lëkundet bara e një krahu, mbahet nga ana tjetër.

Pse nuk duhet të dijë shqiptari se çfarë ka ndodhur. Pse duhet të dinë se ka hero imagjinat që ka trima imagjinar që presim plumbat me dorë. Thonë janë 28 mijë kur kanë qenë vetëm 8 mijë, pse degjeneroni një komb. Thoni realitetin ccfarë ju tremb nga e kaluara. Nga vitet 45’ në 90’ pse nuk i hapni letrat.

Shqipëtarët duhet të dinë ata që kanë lidhje dhe ta dinë kush i ka qeverisur dhe se cfarë klounesh dhe klounësh ka pasur në këtë sallë.” tha Murriz.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MAKINA E MINISTRIT/ Del dokumenti nga BMW për vlerën e automjetit, LLeshaj harxhoi plot 100 milionë lekë
Rama paralajmëron PRONARËT e BAREVE dhe RESTORANTEVE: Mos SFIDONI shtetin për disa lekë më shumë! S’është vështirë të SULIM POLICINË te ju (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.011459112167358
array(1) { ["section"]=> string(154) "ndryshimet-ne-ligjin-per-pasojat-e-komunizmit-murrizi-me-tone-te-larta-te-gjithe-duhet-te-dine-historine-se-cfare-klounesh-kane-qene-ne-kete-kuvend-224702" }