Pas ndryshimeve në qeveri, janë dorëzuar në presidencë kërkesat për dekretim të ministrave dhe zëvendës kryeministrit të ri.
Në presidencë janë dërguar kërkesat për lirimin e tetë ministrave dhe zv. kryeministres.
Presidenti Ilir Meta ka afat shtatë ditë për të dekretuar ndryshimet në qeveri.
Votimi i shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave pritet të zhvillohet më 21 janar në Parlament.
Rama shkarkoi nga detyra Lindita Nikollën, Arben Ahmetajn, Ditmir Bushatin, Damian Gjiknurin, Mirela Kumbaron, Niko Peleshin e Sonila Qaton.
Kryeministri emëroi Elisa Spiropalin si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erion Braçen zëvendëskryeministër.