Ndryshimet në Qeveri/Turizmi i kalon Ahmetajt, Gjermeni: Vendim i Ramës

Publikuar tek: politike, më 10:10 29-01-2015 Ndryshimet në Qeveri/Turizmi i kalon Ahmetajt, Gjermeni: Vendim i Ramës Eglantina Gjermeni

Ndryshime të reja në Qeverinë Rama. Eglantina Gjermenit, ministre e Turizmit dhe Zhvillimit Urban do t’i kufizohen kompetencat. Kjo për faktin se tashmë, miratuar edhe me dekret të presidentit Bujar Nishani, ministria që ajo drejton do të shndërrohet në Ministrinë e Zhvillimit Urban, duke i kaluar përgjegjësitë për Turizmin, Arben Ahmetajt. Ahmetaj do të drejtojë tashmë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Burime të newsbomb.al thonë se ndryshimet kishin kohë që po planifikoheshin dhe këto dy ditë janë shpërfaqur.

Gjermeni e komentoi  këtë ndryshim si pasojë e faktit që turizmi ka lidhje me investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik dhe ishte e natyrshme që të bëhej ky kalim.

“Turizmi u kalua tek ministria e Zhvillimit Ekonomik e Tregtisë sepse ajo lidhet direct me investimet e huaja. Është një vendim i kryeministrit Rama. Mua nuk më pëlqen ta quaj heqje apo marrje. Është një ndryshim strukturor brenda së njëjtës qeveri. Njëkohësisht, ministria e Zhvillimit Urban ka mjaft detyra, siç janë legalizimet, planifikimi urgan, zhvillimi territorit, etj”, tha Gjermeni, në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, në Neës 24.

Nuk dihet nëse do të vazhdojnë ende ndryshimet në ministrinë e Gjermenit, duke i  dhënë edhe më shumë kompetenca e përgjegjësi Ahmetajt e ministrave të tjera, nga përgjegjësitë e Gjermenit.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009145975112915
array(1) { ["section"]=> string(74) "ndryshimet-ne-qeveri-turizmi-i-kalon-ahmetajt-gjermeni-vendim-i-rames-1788" }