Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Balla: Basha s’ka lexuar draftin, jap dorëheqjen nëse kemi krijuar barriera

Publikuar tek: politike, më 19:48 19-01-2018 Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Balla: Basha s’ka lexuar draftin, jap dorëheqjen nëse kemi krijuar barriera

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se nisja e diskutimeve për draftin e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, nuk u shty për shka të presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve.

Balla thotë se drafti me ndryshimet që ka propozuar PS do të shqyrtohet për disa javë, por sipas tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e kundërshton megjithëse s’e ka lexuar.

Komenti i Ballës në “News24”:

Nuk ka asnjë përpjekje nga ana jonë për të krijuar barriera. Nëse do ketë qoftë edhe një barrierë unë jam i gatshëm të jap dorëheqjen. Po, ka disa çështje të cilat ishin për të ndryshuar.

Nuk ka çfarë i do Kuvendi katër javë për t’u shprehur dhe ne kemi vendosur ta përgjysmojmë.

Ndryshimi që zgjoi nga gjumi Lulin dhe Monikën ka marrë vulën e Opdat dhe Euralius, lidhur me draftin e rregullores, të jeni të sigurtë që ne propozuesit një kopje të draftit do ia nisim edhe Opdat dhe Euralius. Sot duhej të miratohej drafti që do t’i shkojë seancës plenare për kodin e etikës.

Ndërsa përsa i përket rregullores, sot fillon procesi. Do të zgjasë disa javë. Diskutimi do bëhet me përfshirjen e këtij drafti në Kuvend. Dëshira jonë është që sot të fillojë diskutimi dhe palët do të marrin të gjithë kohën e nevojshme. Jam 1 mijë për qind i sigurtë që ai person që vetëm gënjen, Lulzim Basha as nuk e ka lexuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010449886322021
array(1) { ["section"]=> string(117) "ndryshimet-ne-rregulloren-e-kuvendit-balla-basha-s-ka-lexuar-draftin-jap-doreheqjen-nese-kemi-krijuar-barriera-107194" }