Ndryshimet në sekretariatin e Asamblesë së PS, miratohen emrat e rinj

Publikuar tek: barometri, më 08:08 07-01-2018 Ndryshimet në sekretariatin e Asamblesë së PS, miratohen emrat e rinj

Ditën e sotme u mbajtën punimet e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku një nga pikat më të rëndësishëm ishte ndryshimi i strukturës së sekretariatit ekzekutiv.

Punimet u drejtuan nga Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, i cili tha se me kërkesë të kryeministrit Rama do të vazhdojnë të jenë sërish pjesë e asamblesë emrat e mëparshëm me përjashtim të Gerta Lubonjës, e cila ka fituar konkursin për tu bërë pjesë e administratës publik.

“Përjashtohet sepse siç e parashikon ligji bie ndesh të jetë njeherësh edhe anëtarësinë e Asamblesë së PS”, tha Balla.  

Po ashtu, janë shtuar edhe dy emra të rinj: Sekretar i Partisë Socialiste në Diasporë, Stefan Çipa dhe Teuta Voda, sekretare për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Emrat e tjerë:

Bledi Çuçi, sekretar për çështjet vendore

Blerina Gjylameti, sekretare për koordinimin elektoral

Gramoz Ruçi, anëtar i kryesisë së kuvendit 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02264404296875
array(1) { ["section"]=> string(75) "ndryshimet-ne-sekretariatin-e-asamblese-se-ps-miratohen-emrat-e-rinj-105709" }