“Ndryshimi i kufijve detarë të Shqipërisë dhe Greqisë”, Rama: Kush flet për tradhti do turpërohet

Publikuar tek: barometri, më 07:49 14-07-2018 “Ndryshimi i kufijve detarë të Shqipërisë dhe Greqisë”, Rama: Kush flet për tradhti do turpërohet

Kryeministri Rama dhe Komisioneri për Zgjerim i BE, Johannes Hahn mbajtën një konferncë të përbashkët për shtyp. Ndër të tjera gjatë konferencës Rama u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me marrëveshjen për detin të Shqipërisë dhe Greqisë, ku mediat greke raportuan për një ndryshim kufinjsh mes dy vendeve.

 

 Lidhur me këtë Rama argumentoi se secili nga palët që akuzohet për tadhti do të turpërohet nga opinioni publik.

‘Siç e shohim situata është në progres. Do e shohin ku të dalin rezultatet. Nëse të dy palët tradhëtojnë vendet e tyre e vërteta është që të dy palët gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre dhe për strategjinë më të rëndësishme të fqinjësisë së mirë. Ne kemi bërë mjaft progres që nga ligji i luftës deri te polemika e përcaktimit të kufirit detar. Nuk kemi arritur ende aty, por kemi bërë shumë progres dhe ajo që  duam është të bëjmë një ndryshim dramatik për të ardhmen”, u shpreh Rama.

Ndërsa më tej komisioneri Hahn nënvizoi edhe njëherë se marrëveshja e Shqipërisë dhe Greqisë është kusht për çeljen e negociatave me BE-në.  

“BE nuk do të pranojë asnjë shtet tjetër anëtar që ka ende konflikte të pazgjidhura me një nga vendet fqinjë’, tha Hahn.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.48074984550476
array(1) { ["section"]=> string(100) "ndryshimi-i-kufijve-detare-te-shqiperise-dhe-greqise-rama-kush-flet-per-tradhti-do-turperohet-127819" }