Ndryshimi i Rregullores në Kuvend, reagon Berisha: Tani e tutje KY POLITIKAN do të vendosë se cili deputet do të arrestohet

Publikuar tek: politike, më 11:30 19-01-2018 Ndryshimi i Rregullores në Kuvend, reagon Berisha: Tani e tutje KY POLITIKAN do të vendosë se cili deputet do të arrestohet

Ndërsa aktualisht po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutojnë propozimin e PS për ndryshimin e rregullores në Kuvend në rastin e arrestimit të deputetëve për të reflektuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në paketën e Reformës në Drejtësi, vjen edhe reagimi i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Sipas tij, pas kryeprokurorisë, me këto ndryshime në rregulloren e Kuvendit, do të jetë Edi Rama personi që do të vendosë tani e tutje se cili deputet duhet të arrestohet ose jo.

“Noriega pas zgjedhjes kryeprokuror tani do zgjidhet edhe kryegjykates i narkoshtetit te tij!

Te dashur miq, pasi u zgjodh kryeprokuror i vendit dhe rrufeshem mbylli dosjet Tahiri, Xibraka, Rama, Gjiknuri, Kodheli, Ahmeti, Gjushi, Sejdini etj, Edvin Kristaq Hoxha ka vendosur po rrufeshem te behet kryegjykates i vendit.

Ai per kete qellim me shpejtesi po ndryshon rregulloren e parlamentit, sipas te ciles tani e tutje do te jete ai vet qe do vleresoje provat e drejtesise per deputetin e radhes, dhe mbi bazen e vleresimit te tij do vendosi per ose kunder arrestimit te tij.

Keshtu ai, eksperiencen e suksesshme me rastin Tahiri, ne te cilin i vuri drejtesise kufirin te thana, tani do ta shnderroje ne ligj te vendit.

Me kete vendim Edvin Kristaq Rama realizon plotesisht perpjekjen e tij tre vjeçare per shnderrimin e drejtesise ne nje dege te ekzekutivit te varur prej tij. Tani e tutje do te jete ai dhe vetem ai qe do te percakoj se cili imunitar meriton te arrestohet dhe cili nuk mund te arrestohet. Kjo eshte forma me ekstreme e perqendrimit te te gjitha pushteteve ne nje dore, nje perqendrim i tille ka ekzistuar vetem ne diktaturen hoxhiste te eterve te tij barabare, ekziston vetem ne Korene e Veriut dhe ne asnje vend tjeter te planetit!

Kjo situate dramatike e triumfit te te keqes ne Shqiperi ka vetem nje shkak kryesor; indiferencen e njerezve te mire. Ndaj dhe apeli im per mbare qytetaret eshte te shnderrojme 27 Janarin ne diten e flakjes se indiferences, diten e ngadhenjimit tone mbi narkoshtetin e Norieges! sb”, shkruan Sali Berisha. 

 

beee.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011431932449341
array(1) { ["section"]=> string(128) "ndryshimi-i-rregullores-ne-kuvend-reagon-berisha-tani-e-tutje-ky-politikan-do-te-vendose-se-cili-deputet-do-te-arrestohet-107123" }