Ndryshimi i sistemit, Ish-ministri socialist: Nuk u intereson partive të mëdha, kandidatët luftojnë mes tyre jo me kundërshtarët

Publikuar tek: politike, më 22:32 29-05-2020 Ndryshimi i sistemit, Ish-ministri socialist: Nuk u intereson partive të mëdha, kandidatët luftojnë mes tyre jo me kundërshtarët Ish-ministri Marko Bello

Ish-ministri socialist Marko Bello thotë se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk iu intereson partive të mëdha sepse do të nxiste luftë të brendshme mes kandidatëve.

''Partive të mëdha nuk u intereson që të fillojë rivaliteti i brendshëm. Imagjinoni një parti të madhe PD ose PS, ku lista do të përbëhet nga kandidatë të cilët do të luftojnë secili kundër njëri tjetrit për të zënë sa më shumë vendet e sipërme të tabelës. Ata mendojnë që energjia në vend që të fokusohet ndaj kundërshtarëve, do të fokusohet brenda rradhëve të veta. Për qytetarët është mirë që të ketë lista të hapura, që dhe qytetari të ndikojë”, u shpreh Bello në një intervistë për Ora Neës.

Ndërkohë, përsa i përket debatit për Reformën Zgjedhore që po diskutohet mes palëve politike në vend, ish-ministri tha se beson se me vullnet politik ajo mund të mbyllet deri në 31 maj.

“Deri më 31 maj janë edhe dy ditë. Besoj se është një kohë e mjaftueshme nëse ekziston vullneti politik. Rëndësi ka që të bien dakord, dhe unë shpresoj që palët të bien dakord sepse interesi i përgjithshëm është që të shkojmë drejt një reforme të re. Por ajo që mua më bën pak pesimist është fakti se mesa kuptoj nuk do ketë ndryshim sistemi, mesa shoh unë. Se po të ketë ndryshim sistemi, të paktën të ketë lista të hapura siç po kërkojnë partitë e vogla, partive të mëdha nuk u interesojnë listat e hapura. Kjo është për një arsye pragmatiste. Jo se kryetari i partisë siç thonë disa ka interes t'i vendosë vetë në listë, dhe kjo mund të jetë një arsye por kryetari i partisë prapë do i bëjë listat me drejtues të tjerë të partisë”, përmbylli Marko Bello, ish-ministër i PS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093169212341309
array(1) { ["section"]=> string(132) "ndryshimi-i-sistemit-ish-ministri-socialist-nuk-u-intereson-partive-te-medha-kandidatet-luftojne-mes-tyre-jo-me-kundershtaret-208347" }