Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Dash Shehi: Opozita të marrë në konsideratë propozimin e amerikanëve

Publikuar tek: politike, më 22:08 26-05-2020 Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Dash Shehi: Opozita të marrë në konsideratë propozimin e amerikanëve Kreu i LZHK Dash Shehi

Kreu i LZHK Dash Shehi thotë se ndryshimi i sistemit zgjedhor do t’i bënte mirë Shqipërisë.

Në një intervistë për RTV Ora, Shehi u shpreh se ai personalisht nuk është patjetër për sistemin danez, por duke qenë se ai është propozim i amerikanëve duhet marrë në konsideratë.

“Tashmë nuk ka dëshirë është e kuptueshme, unë do të preferoja të ndryshonim sistemin pavarësisht marrëveshjes që kemi bërë me PD dhe do ta respektojmë. Një sistem ndryshe do ti bënte mirë Shqipërisë. Ndryshimi i sistemit nuk ka të bëjë me partitë e vogla, është një gabim i madh. Po të jetë për partitë e vogla, sistemi i sotëm është ideali. Futu në sqetull të partisë së madhe dhe me 5 mijë vota bëhesh deputet.

Nuk jam patjetër për sistemin danez, gjykoj që ai që kishim përpara mazhoritari i korrektuar me proporcional ishte më i miri për Shqipërinë.Por opozita duhet ta marrë në konsideratë edhe propozimin e amerikanëve, njëherë se vjen nga amerikanët. Çfarëdo lloj refuzimi i ideve të tyre më duket i gabuar. A do të insistojnë apo hodhën një ide dhe do të tërhiqen në kompromiset shqiptare, këtë do ta shikojmë në ditët në vijim. Por Shqipëria pasi të mbarojë këto zgjedhje ka nevojë jo vetëm të ndryshojë sistemin zgjedhor, por sistemin politik, të ndryshojë Kushtetutën, të ribëjë të paravarura institucionet”, u shpreh kreu i LZHK Dash Shehi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093269348144531
array(1) { ["section"]=> string(104) "ndryshimi-i-sistemit-zgjedhor-dash-shehi-opozita-te-marre-ne-konsiderate-propozimin-e-amerikaneve-207933" }