Ndryshimi i sistemit zgjedhor: I riu duhet të ketë elementë mazhoritar, qytetarët të jenë në qeveri

Publikuar tek: politike, më 20:44 17-09-2019 Ndryshimi i sistemit zgjedhor: I riu duhet të ketë elementë mazhoritar, qytetarët të jenë në qeveri Kryetari i Partise Agrare Ambientaliste Agron Duka

Kreu i PAA Agron Duka thotë se sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë me patjetër dhe në të të futen element mazhoritar.

“Reforma Zgjedhore, duke filluar që nga kodi që partitë e vogla nuk kanë komisionerë. Duhet të rriten penalitetet për ata që fusin duart në vota, për ata që ndikojnë në votime. Ajo votë që ju çoni nuk shkon aty ku ju thoni, sepse njerëzit janë të emëruar, ju nuk e dini se kush do të dalë aty deputet. Përkundrazi jeni simpatizantë të një partie PS apo PD, të ngarkuar ideologjikisht, votoni partinë dhe zgjidheni vetë ça keni brenda. Duhet patjetër të ketë elementë mazhoritar, që personi që votohet të shkojë në parlament. Atëherë ti je pjesëtar në qeverisje dhe pushtet”, u shpreh Duka.

Më tej, opozitari shtoi se politika është fajtore për gjendjen ku është vedni, dhe ndryshimi do të vijë vetëm kur qytetarët të ndikojnë me votën e tyre, të marrin shërbimet e duhura.

“Shqiptarët sot po vuajnë pasojat e krizës që fajtore është politika në përgjithësi, por përgjegjëse kryesore është mazhoranca, e cila është në qeveri. Opozita tashmë nuk ka asnjë lloj pushteti, përveç asaj që denoncon në mënyrë të vazhdueshme edhe po fiton publikisht, por nuk është kjo ajo që do t'ju sjelli shqiptarëve një të ardhme, por duhet patjetër që ne të kalojmë në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet që pjesëtarët e opozitës të jenë votuesit”, tha Agron Duka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21494293212891
array(1) { ["section"]=> string(104) "ndryshimi-i-sistemit-zgjedhor-i-riu-duhet-te-kete-elemente-mazhoritar-qytetaret-te-jene-ne-qeveri-178800" }