Ndryshoi burgun e të dënuarit, Naço urdhëron inspektimin e gjyqtarit

Publikuar tek: politike, më 20:38 20-07-2015 Ndryshoi burgun e të dënuarit, Naço urdhëron inspektimin e gjyqtarit

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka urdhëruar inspektimin e gjyqtarit të Gjykatës së Matit, Ali Koleci pasi ka vepruar në kundërshti me ligjin.

Gjykatësi Ali Koleci i Gjykatës së Rrethit të Matit, në datën 3 korrik ka vendosur të ndryshojë institucionin e vuajtjes së dënimit të të burgosurit me inicialet U.S të dënuar me 35 vite burg për “vrasje për gjakmarrje”, veprim që bie në kundërshti me ligjin.

Ministria e Drejtësisë, do të verifikojë këtë rast dhe rreth 50-raste të tjera të ngjashme, kur në kundërshtim me kriteret ligjore, gjykatat kanë ndryshuar apo kanë lënë pa përcaktuar institucionin e ekzekutimit të vendimit penal për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033087968826294
array(1) { ["section"]=> string(73) "ndryshoi-burgun-e-te-denuarit-naco-urdheron-inspektimin-e-gjyqtarit-16627" }