Ndryshoi vendimet e Gjykatës, arrestohet ish-sekretarja e Administratives Vlorë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:53 12-12-2019 Ndryshoi vendimet e Gjykatës, arrestohet ish-sekretarja e Administratives Vlorë (EMRI)

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme ish-sekretaren e Gjykatës Administrative, Edlira Shehu.

Mësohet se kjo e fundit ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Nga hetimet e kryera, policia ka zbuluar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 - nëntor 2019, 43 vjeçarja ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Zhdukja ose humbja e fashikullit"

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive.

Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

  1. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 - nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Zhdukja ose humbja e fashikullit"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034571886062622
array(1) { ["section"]=> string(90) "ndryshoi-vendimet-e-gjykates-arrestohet-ish-sekretarja-e-administratives-vlore-emri-189204" }