Ndryshojnë rregullat për mësuesit, ja udhëzimi i ri nga MASH

Publikuar tek: aktualitet, më 07:59 13-11-2015 Ndryshojnë rregullat për mësuesit, ja udhëzimi i ri nga MASH Foto ilustruese

Një udhëzim i ri nr.40   9.10.2015 ndryshon rregullat për të ushtruar profesionin e mësuesit dhe për të zënë një vend pune në arsimin parauniversitar. Sipas këtij udhëzimi të firmosur nga ministrja LinditaNikolla. Sipas këtij udhëzimi, mësuesit për të ushtruar profesionin e mësuesit duhet që nënshtrohen testimit që do të zhvillohet nëpërmejt portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Por duket se ky udhëzim qëndron mbi ligjin pasi siç raporton GSH, për të ushtruar profesionin e mësuesit, i cili është pjesë e profesioneve të rregulluara, kandidatët i nënshtrohen ligjit Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë Ku në nenin 8 të tij përcaktohen kriteret për ushtrimin e një profesioni të rregulluar dhe janë: a) të kryejë praktikën profesionale; b) të kryejë provimin e shtetit; c) të regjistrohet në Urdhrin e Profesionit përkatës, që në rastin e mësuesit janë Drejtoritë Arsimore Rajonale.

Po ashtu, sipas MAS, hartimi i këtij udhëzimit mbështetet në nenin 26 të Ligjit të Arsimit Parauniversitar. Por ky nen, veçse i jep ministrit të Arsimit të drejtën të nxjerrë urdhra dhe udhëzime të ligjshme, e ngarkon me disa përgjegjësi që kanë të bëjnë me normën mësimore të mësuesve, regjistrimin e nxënësve, me lidhjen e kontratës kolektive të punës, e cila ka përfunduar që dhjetor të 2014 dhe ende nuk është firmosur, por nuk përcakton gjë për sa i përket testimit për ushtrimin e profesionit.

GSH publikon udhëzimin nr. 38, test-udhëzimin numër 40  si më poshtë

EMËRIMI UDHËZIMI NR.38  

Në udhëzimin nr.38 të MAS, emërimi i mësuesve bëhet nëpërmjet konkurrimit, i cili ka tri faza. Faza e parë është konkurrimi me dosje, ku MAS ka përcaktuar dokumentet dhe kritere që kandidatët duhet të plotësojnë. Ku midis tyre janë kualifikimet e ndryshme shkencore, botime, kumtesa dhe publikime të botuara në fushën e arsimit. Po ashtu, pjesë e kësaj dosjeje duhet të jetë edhe fotokopja e licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.

Në udhëzim përcaktohet se nëse një dosje nuk i ka të plota këto dokumente, kualifikohet nga të gjitha fazat e konkurrimit. Komisioni i vlerësimit brenda pesë ditëve nga mbyllja e afatit të aplikimit bën vlerësimin e dosjeve të kandidatëve. Kandidatët që janë kualifikuar në konkurrimin me dosje duhet i nënshtrohen testimit Mësues për ShqipërinëPas testimit, hartohet lista e kandidatëve për çdo profil/lëndë dhe liston kandidatët sipas pikëve të grumbulluara në testim. Këtyre pikëve u shtohen dhe pikët e marra nga dosja dhe përpilohet një listë përfundimtare e pikëve të fituara.

Faza e tretë e konkurrimit është zgjedhja e vendit të punës, ku përparësi i jepet kandidatit që ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve. Kandidati emërohet nga drejtori me kontratë individuale pune me afat një vit kalendarik, e cila konsiderohet si periudhë prove. Në përfundim të kontratës, pas miratimit të këshillit të prindërve të shkollës dhe komisionit të shërbimit psiko- social, komisioni i cili ngrihet në këtë shkollë bën emërimin definitiv të mësuesit. Në rastet kur këshilli i prindërve apo komisioni psiko-social nuk bëjnë vlerësim pozitiv për periudhën e njëvjeçare të provës, drejtori i shkollës ndërpret marrëdhënien e punës me mësuesin. Kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira në tri njoftime të komisionit. Në rast se refuzojnë më shumë se tri, kandidatët hiqen nga lista e renditjes.

TESTIMI UDHËZIMI NR.40

Në Fletore Zyrtare është botuar edhe udhëzimi nr.40 i ministres Nikolla, Për organizimin e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitarSipas këtij udhëzimi, qendrat e testimit ngrihen në çdo drejtori arsimore rajonale (DAR). Testimi i kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar zhvillohet në një ditë dhe në të njëjtën orë në të gjitha qendrat e testimit. Data dhe ora e zhvillimit të testimit do të përcaktohet nga MAS.

Në testimin e kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit kanë të drejtë të marrin pjesë: kandidatët që janë pranuar në fazën e parë të konkurrimit nëpërmjet vlerësimit të dosjes; kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin Mësues për Shqipërinë2014 dhe që dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tij. Programet orientuese hartohen nga IZHA dhe bazohen në programet e arsimit parashkollor, arsimit fillor, të lëndëve të profileve përkatëse si dhe të lëndëve të profileve artistike etj. Në bazë të tyre hartohen edhe testet. Në nenin 16, për strukturën e testit, përcaktohet se testi ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë përmban dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet lëndore përkatëse, metodologjinë e mësimdhënies dhe të të nxënit, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionit arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Pjesa e dytë përmban përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatës. Vlerësimi i testeve kryhet në Tiranë nga komisione të vlerësimit të testeve. Vlerësuesit e testeve janë të trajnuar dhe certifikuar nga IZHA. Komisioni vlerëson me pikë secilën nga dy pjesët e testit dhe veçon testet e dyshuara për kopjim. Pikët e kandidatit për secilën pjesë të testit vendosen në krye të fletë-testit dhe testi nënshkruhet nga të dy vlerësuesit. Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (30 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (40 pikë)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekskluzive/ Skandal në Shkodër, shikoni si bëhet shkarkimi i punonjësve sipas partisë
Minë anti-tank në shtëpinë e një polici në Fushë-Krujë »
Article Logic
Execution time: 0.012048959732056
array(1) { ["section"]=> string(65) "ndryshojne-rregullat-per-mesuesit-ja-udhezimi-i-ri-nga-mash-25307" }