Ndryshon 2 dhe 5 qind lekëshi, ja si do duken kartmonedhat e reja

Publikuar tek: ekonomi, më 17:53 07-06-2017 Ndryshon 2 dhe 5 qind lekëshi, ja si do duken kartmonedhat e reja

Në mbledhjen e sotshme e datës 7 qershor 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi miratimin konfigurimit të serisë së re të kartëmonedhave të qarkullimit.

Këshilli Mbikëqyrës miratoi vizatimet e përmirësuara të kartëmonedhave që janë aktualisht në qarkullim. Seria e re e kartëmonedhave do të ruajë të njëjtën tematikë si ajo aktuale, por do të vijë te publiku e përmirësuar si në pikëpamjen vizuale ashtu edhe në atë të elementeve të sigurisë.

Miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 dhe 5000 lekë si dhe prodhimin e materialeve të printimit për kartëmonedhat 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekë.

Në bazë të këtij vendimi, do të shtypen kartëmonedhat me prerje 200 lekë dhe 5000 lekë sipas konfigurimeve të reja të rezultuara nga procesi i përmirësimit  të vizatimeve dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave.

Kartëmonedhat  me vizatime dhe elemente sigurie të përmirësuara, parashikohet të jenë në qarkullim, duke nisur prej fillimit të vitit 2019.

Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për përcaktimin e nivelit të vendimmarrjes në mbikëqyrjen e veprimtarive bankare dhe financiare”

Rishikimi i rregullores erdhi si nevojë e përshtatjes së saj me dispozitat e ligjit të ri dhe të akteve të reja rregullative të mbikëqyrjes për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, me qëllim përfshirjen e proceseve të reja licencuese dhe mbikëqyrëse në anekset që sigurojnë delegimin e kompetencave për këto subjekte.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0077860355377197
array(1) { ["section"]=> string(70) "ndryshon-2-dhe-5-qind-lekeshi-ja-si-do-duken-kartmonedhat-e-reja-81607" }