Ndryshon emrin e saj, nuk donte që facebook t’i mbyllte profilin

Publikuar tek: bota, më 23:27 13-07-2015 Ndryshon emrin e saj, nuk donte që facebook t’i mbyllte profilin

Një grua nga Londra e jugut ka ndryshuar emrin e saj për qëllimin e vetëm që të rikthejë profilin e bllokuar nga facebook.

Jemma Rogers, hapi 7 vite më parë një llogari në facebook duke përdorur një pseudonim “qesharak”  për të shmangur kërkesat e padëshiruara nga personat që njihte. Por, muajin e kaluar, ajo mori një mesazh nga media sociale që i kërkonte asaj të provonte se Jemmaroid Von Laalaa ishte një person i vërtetë.

30 vjeccarja u përpoq që me anë të photoshop-it të ndryshonte kartat e saj të identifikimit, por pa arritur sukses. Një ditë më pas asaj iu mbyll profili në facebook.

Megjithatë, 30 vjeccarja nuk u dorëzua me kaq. Ajo vendosi që të ndryshonte emrin e saj në Jemmaroid Von Laalaa, ndërsa ka ndryshuar gjithashtu llogaritë bankare dhe patentën në emrin e ri, me qëllimin e vetëm të rikthej sërish profilin e vjetër.

Por përgjigjia që ka marrë nga facebook është vërtetë shokuese. Një mesazh i vetëm se rasti i saj po shqyrtohet.

Von Laalaa e zhgënjyer thotë: “Por sikur një person i abuzuar dëshiron të ketë facebook, por nuk do që njerëzit ta gjejnë atë? Facebook ka shumë fuqi, është i frikshëm”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020973920822144
array(1) { ["section"]=> string(69) "ndryshon-emrin-e-saj-nuk-donte-qe-facebook-t-i-mbyllte-profilin-16104" }