Ndryshon Komisioni i Reformës Zgjedhore, futen anëtarë Hajdari dhe Gjoni, përfaqësues edhe nga partia e Astrit Patozit

Publikuar tek: politike, më 13:55 24-04-2019 Ndryshon Komisioni i Reformës Zgjedhore, futen anëtarë Hajdari dhe Gjoni, përfaqësues edhe nga partia e Astrit Patozit

Kuvendi ka ndryshuar formulën e Reformës Zgjedhore. Ky ndryshim vjen pas negociatave me deputetët e opozitës së re, duke përfshirë kështu në komision edhe këta të fundit.

Mësohet se Komisioni i Reformës Zgjedhore nga 18 anëtarë që ishte më parë, do të bëhet me 10 anëtarë, ndërsa kryetar do të jetë Damian Gjiknuri.

Po ashtu janë zbuluar edhe emrat e deputetëve që do të përbëjnë komision:

Anëtarët e PS janë Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.

Anëtarët e opozitës së re të dalë nga listat e PD-së do jenë Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti, ky i fundit është bërë tashmë pjesë e 'Bindja Demokratike'.

Ndërsa, anëtarë nga 'grupi i pavarur' do të jenë Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj, të dalë nga listat e LSI.

Sakaq, këto ndryshime pritet që të miratohen gjatë seancës së nesërme në Kuvend, ndërsa afati i komisionit parlamentar do të jetë deri në datë 28 nëntor, ku është përfshirë dhe ndryshimi i sistemit.

Bashkëkryetar i këtij Komisioni do të jetë Damian Gjiknuri. Po ashtu pritet edhe ‘vëzhguesi’ nga PD, pasi PS i ka bërë ftesë publike, po është refuzuar nga selia blu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032405853271484
array(1) { ["section"]=> string(123) "ndryshon-komisioni-i-reformes-zgjedhore-futen-anetare-hajdari-dhe-gjoni-perfaqesues-edhe-nga-partia-e-astrit-patozit-161679" }