Ndryshon pasaporta britanike pas daljes nga BE, ka teknologji anti-mashtrim

Publikuar tek: bota, më 16:18 22-12-2017 Ndryshon pasaporta britanike pas daljes nga BE, ka teknologji anti-mashtrim

Britania e Madhe nuk do të ketë më pasaportë ngjyrë vishnje të Bashkimit Europian pas Brexit.

Ministri i Imigracionit Brandon Lewis në një deklartaë për shtyp tha se pasaportat do të kishin pamjen e tyre “origjinale”, me një dizajn i cili hyri në përdorim pothuajse 100 vjet më parë, me ngjyrën blu dhe të artë.

Pasaportat e reja do t'u jepen atyre që aplikojnë për një pasaportë nga tetori i 2019, raporton BBC.

Pasaportat do të kenë veçori të tjera të sigurisë që përfshijnë teknologjinë anti-mashtrim të nivelit të lartë.

Ato do të hyjnë në funksion gradualisht, teksa shtetasit do të përdorin pasaportën me sfond ngjyrë vishnje derisa të skadojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093071460723877
array(1) { ["section"]=> string(81) "ndryshon-pasaporta-britanike-pas-daljes-nga-be-ka-teknologji-anti-mashtrim-104023" }