Ndryshon rrjedha e procesit të gjykimit për 23 protestuesit e ndaluar të Rrugës së Kombit.
Seanca gjyqësore ishte thënë se do të zhvillohej në Gjykatën e Kukësit por sipas Ora News në fakt gjyqi do zhvillohet në Gjykatën e Tiranës.
Prokuororia sakaq, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 prej protestuesve dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të tjerët.
23 protestues mbahen të ndaluar prej tri ditësh në ambientet e paraburgimeve të komisariateve të Tiranës e mesa duket gjykimi i tyre do ndodhë në kryeqytet.