Në 11 ministri asnjë rast korrupsioni i denoncuar, Komiteti i Helsinkit: Populli nuk është spiun, ligji nuk ka funksionuar asnjëherë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:44 11-12-2019 Në 11 ministri asnjë rast korrupsioni i denoncuar, Komiteti i Helsinkit: Populli nuk është spiun, ligji nuk ka funksionuar asnjëherë

Komiteti i Helsinkit ka monitoruar zbatimin për sinjalizuesit e korrupsionit në terren dhe ka vërejtur se në 11 ministri, ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë rast sinjalizimi.

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit Erida Skëndaj është shprehur se etiketimi i sinjalizuesve si spiun apo agjent të regjimit të dikurshëm, si servil apo shpifës, janë jo vetëm të dëmshme po edhe dizinformuese.

Sipas Skëndajt, konceptet e padrejta që ekzistojnë për sinjalizuesit, të cilat në disa raste edhe propagandohen në publik, dëmtojnë efektet pozitive të zbatimit të tij.

‘Konceptet e padrejta që ekzistojnë për sinjalizuesit, të cilat në disa raste edhe propagandohen në publik, dëmtojnë efektet pozitive të zbatimit të tij. Etiketimi i sinjalizuesve si spiun apo agjent të regjimit të dikurshëm, si servil apo shpifës, janë jo vetëm të dëmshme po edhe dizinformuese. Nuk i shërbejnë nevojës të domosdoshme të një fronti efektiv në luftën kundër korrupsionit’, deklaroi Skëndaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13601779937744
array(1) { ["section"]=> string(136) "ne-11-ministri-asnje-rast-korrupsioni-i-denoncuar-komiteti-i-helsinkit-populli-nuk-eshte-spiun-ligji-nuk-ka-funksionuar-asnjehere-189121" }