'Në 2100 gjysma e Italisë do jetë myslimane', alarmohen fqinjët

Publikuar tek: rajon, më 15:56 11-09-2019 'Në 2100 gjysma e Italisë do jetë myslimane', alarmohen fqinjët Foto ilustruese

Një studim i ri në Itali parashikon se në vitin 2100, gjysma e Italisë do të jetë e besimit mysliman.

Studimi i realizuar nga Fondacioni Farefuturo me kontributin e Zyrës së Studimeve të Fratelli d'Italia, tregon se sipas të dhënave të analizuara deri në janar të 2019-ës, në Itali ka 1.58 milion myslimanë, duke bërë që të krishterët orthodoksë të renditen të dytët.

Myslimanët përfaqësojnë 30.1% të të huajve që jetojnë në Itali ndërsa 29.7% janë të krishterë orthodoksë dhe më pas katolikët me18.6%, thuhet në raport.

Sa i përket kombësisë, vlerësohet se shumica e myslimanëve të huaj që banojnë në Itali vijnë nga Maroku (440,000), Shqipëria (226,000), Bangladeshi (141,000), Pakistani (106,000) dhe Egjipti (111,000).

Ky studim parashikon edhe një skenar, sipas të cilit në vitin 2100, gjysma e Italisë do të jetë myslimane. Kjo për disa arsye; së pari gratë myslimane kanë një normë pjellorie dy herë të të lartë se italianet dhe se 75% e emigrantëve që kërkojnë azil në Itali janë të besimit mysliman.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031400918960571
array(1) { ["section"]=> string(67) "ne-2100-gjysma-e-italise-do-jete-myslimane-alarmohen-fqinjet-178094" }