Në 24 orë prangosen 3 persona: Si tentuan të korruptonin policët (RASTET DHE EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:03 27-01-2017
Polica e Shtetit by newsbomb-al

Në  24 orët e fundit goditen 3 raste të "Mitëdhënies"; -1 rast nga Policia Rrugore  Dibër, 1 rast nga Policia Kufitare Durrës, 1 rast nga Policia Rrugore  Shkodër.

Kështu,  Dibër, arrestohet në flagrancë  shtetasi Shkëlzen Jakimi  pasi tentoi ti jepte para punonjësit të policisë  për t'iu shmangur masës administrative.

Tenton  të korruptojë Policinë Kufitare në Durrës-  Ndalohet shtetasi  Gazmir Xheka pasi Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i futur në brendësi të pashaportës 20 €,me qëllim për të kaluar kufirin, pasi kishte kaluar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.

-Shkodër, i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit shtetasi Alfons Jaku.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Mjedë - Shkodër, i ka ofruar 1000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tmerrohen banorët: 200 koka derri dhe organe të brendshme gjenden në lumin Ishëm
Mungonin pistoleta, fishekë e thika në magazinë, arrestohet punonjësi i Policisë (EMRI/ DETAJET) »
Article Logic
Execution time: 0.012588977813721
array(1) { ["section"]=> string(86) "ne-24-ore-prangosen-3-persona-si-tentuan-te-korruptonin-policet-rastet-dhe-emrat-66825" }