Në 28 janar votohet marrëveshja për importin e vaksinave nga Pfizer

Publikuar tek: politike, më 15:23 13-01-2021 Në 28 janar votohet marrëveshja për importin e vaksinave nga Pfizer Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë më 28 janar marrëveshjen me kompaninë Pfizer/Biontech për importimn e vaksinave kundër koronavirusit.

Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka nisur dy ditë më parë, por me një sasi vaksinash të dhuruara nga një shtet që nuk dihet se kush është, ndonëse dokumentat treguan se rreth 950 doza ishin importuar nga Gjermania.

“Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, është marrëveshja që pritet të marrë dritën jeshile në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se vendi ynë ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti Covid-19, ndërsa vaksinimi i popullsisë me 10 mijë dozat e para do të nisë në fund të janarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për taksat
Basha nënshkruan marrëveshjen e parë me Agron Dukën, PAA do të ketë kandidatë në listat e PD-së »
Article Logic
Execution time: 0.012645959854126
array(1) { ["section"]=> string(74) "ne-28-janar-votohet-marreveshja-per-importin-e-vaksinave-nga-pfizer-234834" }