Në 75-vjetorin e çlirimit të Sarandës nga gjermanët, qytetin e 'pushtojnë' turistët...gjermanë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:45 09-10-2019 Në 75-vjetorin e çlirimit të Sarandës nga gjermanët, qytetin e 'pushtojnë' turistët...gjermanë Anija me turistë gjermanë mbërrin në Sarandë

Sot është “9 Tetori”, dita e çlirimit të Sarandës nga forcat gjermane pas një beteje ku u përfshinë trupat britanike deri te asiriane dhe kurde.

Ushtarët gjermanë u larguan nga qyteti bregdetar drejt Greqisë, pas disa orësh luftime intensive.

Por sot, 75-vite më pas, Saranda vizitohet, krejt rastësisht nga 800 turistë gjermanë. Gazetari Thoma Nika e quan “një pushtim turistik”.

“Nga kjo kruazierë “zbarkuan” sot në Sarandë 800 turistë gjermanë.

Pikërisht në orët kur bëheshin homazhe dhe festohej liria e ardhur 75 vjet më parë, me dëbimin e gjermanit të fundit nga Saranda.

Si ndërrojnë kohët dhe çfarë përseritje e historisë në një trjatë tjetër.

Në ditën e 75-vjetorit të Çlirimit të Sarandës, një pushtim i vërtetë turistik i erdhi asaj.

Sërish nga gjermanët,” shkruan Nika në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074629783630371
array(1) { ["section"]=> string(96) "ne-75-vjetorin-e-clirimit-te-sarandes-nga-gjermanet-qytetin-e-pushtojne-turistet-gjermane-181420" }