Në Arabinë Saudite fillon samiti kundër terrorizmit dhe ISIS

Publikuar tek: bota, më 19:59 26-11-2017 Në Arabinë Saudite fillon samiti kundër terrorizmit dhe ISIS

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, e ka hapur sot takimin e parë të nivelit të lartë të aleancës së udhëhequr nga Arabia Saudite, të vendeve myslimane kundër terrorizmit, duke shprehur përkushtim se ekstremistët më “nuk do ta nxijnë religjionin tonë shumë të mirë”.

Duke folur para ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite, bin Salman tha se “rreziku më i madh i këtij terrorizmi dhe ekstremizmi është shkatërrimi i reputacionit të religjionit tonë të dashur...dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”.

Ky fjalim u bë derisa grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), është përzënë nga Iraku dhe e ka humbur një qytet në Siri të cilin e konsideronte kryeqytet të vetin, përcjell Radio Europa e Lirë. Megjithatë në aleancën e udhëhequr nga Arabia Saudite nuk përfshihen Irani, Iraku dhe Siria.

Princi Mohammed bin Salman tha se 40 vendet anëtare të aleancës po dërgojnë “mesazh të qartë” se ato do të “punojnë së bashku për mbështetje të përpjekjeve ushtarake, financiare, të inteligjencës dhe politike, për secilin shtet anëtar”.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013381004333496
array(1) { ["section"]=> string(67) "ne-arabine-saudite-fillon-samiti-kunder-terrorizmit-dhe-isis-100839" }