Në arrest shtëpie, por nuk e la ‘profesionin’, arrestohet shqiptari duke shitur kokainë në banesë

Publikuar tek: rajon, më 20:07 23-09-2020 Në arrest shtëpie, por nuk e la ‘profesionin’, arrestohet shqiptari duke shitur kokainë në banesë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi shiste lëndë narkotike.

Bëhet me dije se personi në fjalë kishte qenë edhe më parë i arrestuar për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’ ndërsa ka bërë dy muaj burg më pas i është vendosur masa ‘arrest shtëpie’.

Edhe pse ishte në arrest shtëpie shqiptari nuk ka hequr dorë nga shitja e lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se policia italiane ka kapur një shtetas italian teksa kishte blerë 2 doza kokaine tek shtëpia e shqiptarit.

Më pas është ushtruar kontroll në shtëpinë e shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë me dije, ku janë gjetur 80 gram kokainë, të fshehur brenda një kavanozi dhe 11.000 euro të cilat dyshohen që janë të ardhura nga veprimtaria kriminale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012686967849731
array(1) { ["section"]=> string(100) "ne-arrest-shtepie-por-nuk-e-la-profesionin-arrestohet-shqiptari-duke-shitur-kokaine-ne-banese-221418" }