‘Në atë kohë unë punoja në llaç’, Bujar Kapexhiu tregon ditën e dasmës (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:09 26-03-2019 ‘Në atë kohë unë punoja në llaç’, Bujar Kapexhiu tregon ditën e dasmës (FOTO)

Artisti Bujar Kapexhiu, i ftuar tek ‘Rudina’ ka folur për jetën private.

Ndër të tjera, Kapexhiu ka rrrëfyer edhe disa momente nga dita e dasmës së tij.

Ai u shpreh se në kohën kur është martuar ishte punëtor llaçi, pasi partia komuniste e kishte dërguar për riedukim pas Festivalit të 11-të.

‘Kjo fotografi është e vitit 1975, në atë kohë unë punoja në llaç sepse pas Festivalit të 11-të partia më dërgoi për riedukim. Isha pa edukatë në atë kohë. Por ishte caktuar dita e dasmës dhe duhej të martohesha dhe gruaja ime nuk po martohej me një regjisor, por me një punëtor. Në atë kohë ishte i ndaluar fustani i bardhë, mbajtja e unazës, lyerja e buzëve dhe unë duke qenë se isha në survejim i thash edhe gruas: ‘Të lutem mos vish fustan të bardhë sepse mua më ndjekin’. Sepse po të shihnin që unë si i përndjekur dhe i paedukuar shkoja merrja nusen me fustan të bardhë do të rëndohej situata. Por ajo me qetësinë më të madhe dhe me një buzëqeshje të lehtë më tha: ‘Unë një herë martohem’. Dhe gruaja ime ishte e bindur që një herë do martohej’, tregoi Kapexhiu.

Screenshot_3.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.68762898445129
array(1) { ["section"]=> string(79) "ne-ate-kohe-une-punoja-ne-llac-bujar-kapexhiu-tregon-diten-e-dasmes-foto-158025" }