Në Austri miratohet ligji “Islam”, shkakton polemika në vend

Publikuar tek: bota, më 21:22 25-02-2015 Në Austri miratohet ligji “Islam”, shkakton polemika në vend

Kuvendi i Austrisë ka miratuar sot me shumicë votash ligjin e quajtur “Islam”, i cili ka për qëllim të ndalojë financimet nga jashtë të komunitetit mysliman në këtë vend, si dhe emërimin e Imamëve të huaj në xhamitë austriake.

Projekt ligji “Islami" i përgatitur nga koalicioni i qeverisë së krijuar nga Partia Social Demokratike e Austrisë  (SPÖ) dhe Partia Punës së Austrisë (ÖVP) është diskutuar në Kuvendin austriak. Gjatë diskutimeve për projekt-ligjin mes deputetëve të qeverisë dhe atyre në opozitë ka patur edhe debate.

Deputetja e partisë së të Gjelbërve Alev Korun duke theksuar se ligji duhet të përgatitet në përputhje me kushtet ditëve të sotme: "Muslimanët janë një pjesë e Austrisë, ashtu siç janë edhe anëtarët e feve të tjera. Në ligj muslimanët nuk duhet të shikohen me dyshime. Ne si përfaqësues të të gjelbërve jemi kundër këtij ligji, sepse anët negative janë më të shumta se anët pozitive.

Ndërsa ministri i Shtetit, Josef Ostermayer duke theksuar se Ligjin e kanë përgatitur duke e diskutuar me përfaqësues të bashkësive islame dhe se udhëheqësit e kanë pranuar ligjin. Ostermayer ka argumentuar gjithashtu se ligji mbron të drejtat e të gjithë muslimanëve.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit, Sebastian Kurz duke u shprehur se ligji është përgatitur së bashku me udhëheqësit e komuniteteve muslimane dhe në lidhje me "ndalimet e financimeve" ai tha se me këtë synojmë të reduktojmë ndikimet që vijnë nga jashtë. “Imamët e emëruar nga shtete të tjera nuk i duam në Austri. Sipas mendimit tim Islami i përket Austrisë, e cila e ka njohur atë që në vitin 1912. Jetojnë mbi 500 mijë muslimanë dhe ne jemi një vend që pranojmë emigracion. Ne nuk mund të injorojmë muslimanët. Për këtë arsye duhet të zgjidhim problemet. Ky ligj në emër të zgjidhjes së këtyre problemeve dhe në emër të mbrojtjes të të drejtave është një ligj i mire”, ka thwnw Kruz.

Por ka pasur edhe nga ata deputetw qw kanw kwrkuar qw ligji tw jetw mw i rreptw nw disa aspekte. Kryetari i Partisë së Lirisë austriake (FPÖ) Heinz-Christian Strache, i cili duke theksuar se projekt-ligji nuk është një ligj kundër "islamistëve radikalë" tha se Imamët duhet të ligjërojnë në gjuhën gjermane e jo në atë amtare të tyre, duke shtuarmë tej se: "Islami nuk është pjesë e Austrisë. Në ligj duhet të ketë ndalim për minaret dhe për veshjen burka, sepse këto janë simbole politike. Ligji është një ligj larg objektivit".

Bashkësia Islame austriake në deklaratën e fundit në lidhje me projekt-ligjin kishte kërkuar "Një ligj të veçantë për Bashkësinë Islame, të drejtat e barabarta me bashkësitë e tjera fetare dhe mos ndalimin e  financave të jashtme".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099551677703857
array(1) { ["section"]=> string(62) "ne-austri-miratohet-ligji-islam-shkakton-polemika-ne-vend-4442" }