Në avionët e dhuruar nga Rusia, Serbia do shkruajë emrat e të vrarëve nga Bombardimet e NATO-s

Publikuar tek: bota, më 17:47 02-01-2017 Në avionët e dhuruar nga Rusia, Serbia do shkruajë emrat e të vrarëve nga Bombardimet e NATO-s

Serbia do të marë dhuratë nga Rusia 6 avionë MiG-29, 30 tanke T-72С dhe 20 autoblinda BRDM-2 falë një programi bashkëpunimi mes dy vendeve, tha kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.

Por një grup studentësh serbë i kanë kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes që në avionët e dhuruar nga Rusia të shkruhen emrat serbëve të vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, gjatë Luftës së Kosovës, raporton Newsbomb.al.

Një anëtar i Lëvizjes së Studentëve Serbë tha se “kjo është hera e parë që vendi i tyre merr avionë që prej vitit 1987”.

“Pas disa rregullimeve dhe riparimeve ne do të kemi flotën tonë për të mbrojtur hapësirën tonë ajrore. Do ishte një mundësi e mirë të vendosnim emrat e heronjve të rënë për të kujtuar kohët e vjetra”, tha ai. Ai shtoi se me këto avionë janë ndryshuar balancat strategjike në rajon pas helikopterëve dhuratë që Kroacia mori nga Shtetet e Bashkuara. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01132607460022
array(1) { ["section"]=> string(99) "ne-avionet-e-dhuruar-nga-rusia-serbia-do-shkruaje-emrat-e-te-vrareve-nga-bombardimet-e-nato-s-64434" }